Raporti i ngjarjeve, 7 nëntor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adaptimi”.

Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.

Vihen në pranga 3 shtetas (njëri prej tyre administratori i lokalit) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke organizuar/luajtur lojëra fati të paligjshme.

Sekuestrohen 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Adaptimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar”;
  2. K., 38 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
  3. S., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, për shtetasit: R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K.,  49 vjeç, banues në Maliq dhe në Korçë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë të gjithë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij;

– L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike;

– E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Kurbin/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi ngjarje kriminale në një familje në Mamurras.

Dhunoi bashkëshorten, si dhe kishte në banesë 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri, arrestohet 40-vjeçari.

Gjithashtu, Policia i plotësoi 38-vjeçares, kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe sekuestroi armët dhe municionin.

Si rezultat i reagimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pasi një 38-vjeçare kallëzoi se dhunohej nga bashkëshorti i saj, u mundësua kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, konkretisht Sh. R., 40 vjeç, banues në Mamurras. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën 2 armë gjahu, 300 fishekë automatiku dhe 155 fishekë pistolete, që mbaheshin pa leje, nga 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

DVP Korçë/Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në inteligjencën policore, goditen 3 raste të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut, 600 litra naftë që e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.

Sekuestrohen 1800 litra naftë dhe 3 kamionët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur tre raste të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmanguar detyrime tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, për të cilat vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e tyre.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për rastet e tjera në këtë fushë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me fuksione publike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë;

-1 rast i veprës penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual”, “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të vëna në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vetëgjyqësia”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është kapur dhe ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, është kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.