DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestun në flagrancë shtetasin M. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike në magazinat e stacionit të trenit, në lagjen nr. 13.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
A. Sh., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur (njëri 16 vjeç, tjetri 17 vjeç), të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte në përdorim një mjet me rimorkio për transportimin e pajisjeve turistike dhe sportive, i cili nga verifikimet ka rezultuar i vjedhur në Meksikë.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 44 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi F. H., banues në Durrës, administrator në një kompani, se shtetasja M. L., duke shpërdoruar detyrën si menaxhere e kompanisë, ka vjedhur një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.