Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Mitsubishi të vjedhur në Norvegji.

Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se ky shtetas, më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj.

Po ashtu, Komisariati ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi sot rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.