Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Lidhur me një status të postuar në rrjetin social Facebook nga shtetasi S. B., dhe më pas i fshirë nga rrjeti prej tij, sqarojmë opinionin publik se:

Automjeti tip “Audi” i ndaluar nga shërbimet e Policisë më datë 02.11.2024, rreth orrës 15:00 në aksin rrugor rural midis fshatrave Fishtë – Kallmet nuk është në pronësi të nipit të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj, por në pronësi të shtetasit B. V., 45 vjeç, banues në Kalivaç, Lezhë.

Është ushtruar kontroll i automjetit dhe personit dhe gjatë kontrollit nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme, veprime te cilat janë kryer ne vend në prani të ekspertit kriminalist.

Sqarojmë se lidhur me statusin e postuar nga shtetasi S. B., bëjmë me dije se shtetasi B. V, nuk ka asnjë lidhje farefisnore/familjare apo shoqërore me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Z. Tonin Vocaj.

Gjithashtu lidhur me pretendimet se personi dhe automjeti nuk janë shoqëruar, (apo liruar me urdhër të Drejtorit Vendor të Policisë Lezhë Alfred Elezi) ju sqarojmë se ne lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet në zbatim të K.Pr.Penale dhe procedurave standarte, kontrolli i automjetit është bërë në vendin ku është gjetur, ne prani të drejtuesit të mjetit dhe ekspertit kriminalist, i shoqëruar me fotografimin përkatës dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga asnjë drejtues policie për të lënë të lirë personin apo automjetin.

Gjithashtu lidhur me pretendimet se një punonjës policie ka shkuar i dëmtuar në spital, keto pretendime nuk qëndrojnë. Në lidhje me rastin nuk është dëmtuar asnjë punonjës policie.