Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dëmtuar bravën e derës së banesës së shtetasit G. K., 50 vjeç, për motive pronësie.
-Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se dje, ka vjedhur një automjet, në një lavazh në Memaliaj.
–
Më datë 02.11.2024, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ka bërë kallëzim shtetasja L. C., banuese në Gjirokastër, se vajza e saj 16 vjeçe është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.