Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
S. T., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasja I. D. se ai e ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta;
D. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet.
Gjithashtu, shpalli në kërkim shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, pasi ish-bashkëshortja e tij 33 vjeçe, ka kallëzuar se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë sportive që i mbante pa lejen e organeve kompetente.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin J. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.