Gjirokastër – Procedohet panlisht 1 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarshovë”, furgoni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. M., 66 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi M. K., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.