DVP Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E.H., 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar një sasi mallrash ushqimorë, pa dokumentacionin përkatës.
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L.K., 46 vjeç, banues në Maqellarë, pasi me vetëgjyqësi, ka vendosur kufinjtë e pronës së tij, duke krijuar konflikt dhe bllokimin e një rruge.
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori për një shtetas të mitur 15-vjeç, pasi në ambientet e shkollës ku ai ndjek procesin mësimor, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P.P., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, ka goditur me grusht shtetasin A.K.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F.M., 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ditën e djeshme në Bulqizë, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar motomjetin në të cilin udhëtonin shtetasit, A.D., dhe E.C., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.