DVP Dibër
•Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit B.S., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë, shtetasit G.K. dhe R.D.
•Specialistët e Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J.F., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 23-vjeçari dhe shtetasi J.V., pasagjer në këtë automjet.
-S.T., 26 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte duke u përplasur me kollonën mbajtëse të një mbikalimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.