-Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në zbatim të urdhrit të prokurorit, ndaloi një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se së bashku me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më datë 19.10.2024), kanë shpërndarë në rrjetin social “Snapchat”, një video intime të një 16-vjeçareje. Veprimet procedurale me të miturit u kryen me prezencën e kujdestarëve, mbrojtësve ligjorë dhe psikologut.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
N. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të tij;
K. I., 18 vjeç, banues në Lazarat, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grusht, një 39-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.