Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 25 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 27.10.2024, gjatë natës, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë në lagjen “Donika Kastrioti”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

D. B., 22 vjeç, banues në Dimal, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

G. Q., 32 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Antipatrea”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi A. H., 55 vjeç, banues në Berat. Nga përplasja është dëmtuar lehtë vajza 11 vjeçe e shtetasit A. H., e cila ishte pasagjere në motomjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.