Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës 22-vjeçare dhe vëllait të tij të mitur.

Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në lagjen nr. 4, Sarandë, në vendin e quajtur “Kodra e Marinës,” ku kryhen punimet një firmë ndërtimi me administrator shtetasin G. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, janë konstatuar inerte në det.

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin M. D., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë duke lëvizur me automjet dhe duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që ky shtetas kishte të vendosur nga Gjykata.

Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori pasi shtetasi V. M. ka bërë kallëzim se në fshatin Kaninë, firma që po kryen punimet e bypass-it do të kryejë punime edhe në tokën që është në pronësi të tij.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin S. K., 20 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.