Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
Sh.E., 47 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë, shtetasin L.K;
Xh.D., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E.K., 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.