Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

•Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin B. A., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një përforcues grushti.

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. G., 69 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Durrës-Shijak”, me autobusin që drejtonte, ka pëplasur këmbësoren, shtetasen F. I, rreth 75 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këta specialistë arrestuan dhe shtetasin K. D., 44 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

•Komisariatit i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. D., 31 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;

Y. A., pasi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një shtetase, me pretendimin se është ndërtuar në pronën e tij.

•Komisariati i Policisë Kavajë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 53 vjeç, banues në Gjakovë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

•Stacioni i Policisë Manzë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 53 vjeç, banues në fshatin Radë, pasi u kap duke vënë një tendë me konstruksion metalik, pa leje.

•Gjatë natës, në lagjen nr. 14, dyshohet se për shkak të një defekti në sistemin elektrik, është djegur plotësisht automjeti i shtetasit F. M., 39 vjeç. Po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.