Policia e Shtetit
Riarrestohet në Dubai shtetasi D. B., i kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Në vijim të bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara, dhe në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Interpol Tirana, është riarrestuar në Dubai, shtetasi D. B., 45 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Pritet vendimi i prokurorit të çështjes, për kryerjen e procedurave të mëtejshme