DVP Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.