DVP Tiranë -Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

DVP Tiranë

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:

Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin P. H., 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal.

Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Z., 51 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon stafin e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.