Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në fragrancë shtetasit:
-Sh. V., 48 vjeç dhe B. V., 59 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie;
-M. S., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale të fshatit Shënkoll, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B..
-Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.