Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Mat, arrestoi në flagrancë shtetasin E.F., 53 vjeç, banues në fshatin Komsi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin E.D., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e spitalit Rajonal Dibër, ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasen N.H.
Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B.A., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në fshatin Grevë është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.