Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin M. D., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ky sektor arrestoi shtetasin A. A., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 22.10.2024, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës shtetasi I. B., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.