Klos/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Klos, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorim i tokës”, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.P., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas duke qenë administrator i një subjekti privat, në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, në brendësi të ekonomisë pyjore, ka futur tre automjete të rënda pune, me qëllim gërmimin e tokës për shfrytëzim minerar.
Në bashkëpunim me IMT të bashkisë Klos, janë bllokuar tre automjetet e këtij subjekti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.