Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin G. T., 68 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Kavajë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur se do të publikojë foto intime të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një shtetase 62 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.