Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori, pasi shtetasja E. Q., 25 vjeçe, banuese në fshatin Denas, ka tentuar të vetëvritet në banesë, duke konsumuar një sasi pesticidi. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin T. GJ., 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 46 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi në hyrje të PKK Tushemisht, nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që drejtonte ishte i vjedhur në Suedi.
Më datë 16.10.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi P. G. 70 vjeç, se në lokalin që ka në përdorim në lagjen nr. 16, i kanë vjedhur një televizor, një shumë lekësh dhe disa produkte. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
–
Më datë 16.10.2024, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 16, Korçë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. D., 54 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Më datë 16.10.2024, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka humbur jetën në banesë, shtetasi A. T., 53 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.