Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.
Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
Kukës
Goditi me mjet të fortë, kushëririn e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi R. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori, pasi shtetasja E. Q., 25 vjeçe, banuese në fshatin Denas, ka tentuar të vetëvritet në banesë, duke konsumuar një sasi pesticidi. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin T. GJ., 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 46 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi në hyrje të PKK Tushemisht, nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që drejtonte ishte i vjedhur në Suedi.
Më datë 16.10.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi P. G. 70 vjeç, se në lokalin që ka në përdorim në lagjen nr. 16, i kanë vjedhur një televizor, një shumë lekësh dhe disa produkte. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 16.10.2024, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 16, Korçë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. D., 54 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Më datë 16.10.2024, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka humbur jetën në banesë, shtetasi A. T., 53 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 30 shtetas janë vënë në pranga, 61 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të vjedhjes, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, 2 prej të cilave me autorë të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për rastet e tjera në këtë fushë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i krimeve kibernetike, me autor/ë të paidentifikuar;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, për të cilin vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/it;
-nga 1 rast i veprae penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas të kërkuar përkatësisht për krime në fushën e narkotikëve, krime ekonomike, krime kibernetike, vjedhje, ngacmim seksual ose për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Kanë ndodhur 10 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 11 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.