Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Z., 39 vjeç, pasi më datë 15.10.2024, rreth orës 12:00, në lagjen “24 Maji”, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës për të çmontuar një skelë, shtetasi D. B., 37 vjeç, i punësuar në firmën e ndërtimit me pronar shtetasin D. Z. Shtetasi D. B. aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, arrestoi shtetasin M. T., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 14.10.2024, ka humbur jetën në banesën e saj, në lagjen “29 Nëntori”, shtetasja E. C., 35 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme. Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin M. G., 60 vjeç, banues në fshatin Lukovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar sistemin e kamerave të sigurisë në banesën e shtetases I. T., për motive të dobëta.

Stacioni i Policisë Livadhja referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin H. M., banues në Finiq, pasi ka bërë kallëzim një shtetase, se shtetasi H. M. e ka ngacmuar seksualisht.

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë, në vijim të veprimeve për aksidentin rrugor të ndodhur më datë 15.10.2024, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, arrestoi shtetasin Xh. L., 22 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M. P., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.