Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R.Sh., 26 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontollit fizik i’u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.