Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë i gjetën gjatë kontrollit fizik sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin J. T., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– E. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– E. Xh., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “4 Dëshmorët”, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen D. U., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës “Njazi Meka” me rrugën “Sul Gjashta”, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me biçiklistin, shtetasin H. B., 64 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë
–
Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.