Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kapën në flagrancë shtetasin E. K., 23 vjeç, banues në fshatin Remas, Divjakë. Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Divjakë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Fier, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi pasi nga kontrolli i ushtruar në 2 automjete në pronësi të tij të parkuara në oborrin e banesës, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 12.000 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan shtetasin S. M., 53 vjeç, banues në fshtatin Frakull e Madhe, pasi ka kryer veprime të turpshme në banesën një shtetaseje, në praninë e saj dhe të vajzës së saj të mitur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi për motive të dobëta ka goditur me gur automjetin e një shtetasi;
•I. V., 64 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.