Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin, një shtetaseje, në një stacion autobusi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasen V. Q., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestuan shtetasit:
– U. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një mjeke, në një qendër shëndetësore;
– S. K., banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin, një shtetaseje, në një pastiçeri.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– A. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– L. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga pas një kamion. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
– G. K., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë.