Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së presidentit Erdoğan

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, agjencitë ligjzbatuese dhe ekipin e sigurisë së presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, u angazhuan me profesionalizëm për sigurinë e presidentit dhe mbarëvajtjen e vizitës së tij.

Në këtë plan masash u përfshinë 800 punonjës policie, të strukturave të DVP Tiranë, të Departamentit të Sigurisë Publike (Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Rendit dhe Drejtoria e Policisë Rrugore), të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit të Kufirit dhe të Drejtorisë së Antiterrorit, në DPPSH.