Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Komisariatet e Policisë Librazhd dhe Elbasan, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim:
-Xh. P., 55 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-G. B., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, shtetasin E. Sh., dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij.
Gjithashtu, Komisariati i Policisë Elbasan:
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 22 vjeç dhe A. A., 35 vjeç, pasi në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një takimi të organizuar nga bashkia, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kanosur me fjalë përfaqësuesin e një subjekti politik, shtetasin E. M.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. J., 29 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.