Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit çek J. K., 38 vjeç, C. G., 39 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, të tre banues në Çeki, pasi në PKK Tushemisht, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantat e këtyre shtetasve janë gjetur 1 mjet prerës (thikë), 10.1 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 251 gramë fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me celularët dhe pasaportat e tyre.

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpalli në kërkim shtetasit L. G., 46 vjeç, dhe M. K., 72 vjeç, banues në Gjeorgji, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në një dyqan exchange, në Bilisht, kanë këmbyer një shumë lekësh me kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.

Sektori i Policisë Rrugore rreferoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. G., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.12, Korçë duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në tokë. 26-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja A. P., e cila ka kallëzuar se në ambientet e kopshtit që ajo administron, në lagjen nr.3, Korçë, është vjedhur një laptop. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të vjedhjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.