DVP Shkodër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Gj. L., 40 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, shtetasi A. D. është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.