Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në fragrancë shtetasin B. Q., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 25 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në fragrancë shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. K., 21 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. D., 47 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi në subjektin e saj (fasoneri), kishte punonjës të paregjistruar, si dhe nuk deklaronte të ardhurat në organet tatimore.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. L., 56 vjeç, R. D., 34 vjeç dhe H. L., 34 vjeç, pasi kanë prishur qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në banesë, në lagjen “Partizani”;
-E. P., 38 vjeç dhe G. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-R. Xh., 24 vjeç, K. D., 24 vjeç, K. I., 32 vjeç, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Peqin referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet, në lagjen “Çezme”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.