Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 50 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka penguar lëvizjen e mjetit të transportit publik.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit J. K., 43 vjeç, R. J., 35 vjeç dhe A. Xh., 59 vjeç, të tre banues në Përmet, pasi u kapën në fshatin Novoselë, duke transportuar me furgon, 1.5 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.