Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin V. B., 36 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 08.10.2024, pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasitn A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Y. K., se 46-vjeçari e ka goditur me një shkop, për motive të dobëta.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një furgon, një çantë me një shumë parash dhe disa dokumente;
B. K., 36 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Rr., se 36-vjeçarja e ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin Z. I., pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me këtë shtetas, ai e ka shtyrë dhe si pasojë ajo ka dëmtuar këmbën.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka aksidentuar shtetasin I. Sh., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestoi shtetasit V. V. dhe F. L., pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.