Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, me prerje 50 Euro
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”