Korçë/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Ndalohet 45-vjeçari që tentoi të digjte me lëndë djegëse, bashkëshorten e tij, rreth 1 muaj më parë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 45 vjeç.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij, shtetasen M. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.