Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Stacioni i Policisë Velipojë arrestoi shtetasin D. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Ças, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin E. S., 28 vjeç, sepse me motomjetin që drejtonte, ka goditur nga mbrapa automjetin që drejtonte shtetasi E. M., 29 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.