#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱
Solidarë dhe humanë, Policia në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me iniciativë të tyre blenë ushqime dhe përgatitën 30 pako, të cilat i shpërndanë në lagjen “Dunga”, në Marikaj, Vorë.
Punonjësit e Policisë kanë bashkëbiseduar me banorët dhe u kanë shprehur atyre solidaritetin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të qenë përherë pranë tyre, jo vetëm në përmbushje të detyrës funksionale, atë të garantimit të rendit e sigurisë, por për të qenë pranë tyre edhe nga ana solidare dhe humane, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar për Policinë e Shtetit.
Rreth 105 milionë lekë u derdhën në llogarinë e-Albania, e hapur nga qeveria, kontribut vullnetar i punonjësve të Policisë së Shtetit për të prekurit nga tërmeti. Ky kontribut e solidaritet do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
#👮♂Meqytetarëtnëçdomoment