Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po ky sektor arrestoi shtetasin A. L., 31 vjeç, pasi më datë 28.09.2024, në aksin rrugor Vlorë-Himarë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, u përfshi në një përplasje me një tjetër automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Stacioni i Policisë Orikum arrestoi shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Orikum, pasi është konstatuar nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore, në lëvizje me automjet, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Stacioni i Policisë Dhërmi referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit P. K., 48 vjeç dhe E. A., 53 vjeç, pasi të dy këta shtetas kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit, ku shtetasi P. K. dyshohet se në fshatin Dhërmi i ka prerë tre pemë të llojit selvi shtetasit E. A., ndërsa ky i fundit dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë shtetasin P. K.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.