Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin G. S., 48 vjeç, pasi ka vjedhur në banesën e një 50-vjeçari disa orendi shtëpiake të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa e cila u sekuestrua në cilësin e provës materiale. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur lëndën narkotike 32-vjeçarit.
Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
G. S., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin “Maliq-Lozhan”, gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa mallra industrialë për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, me detyrë rojtar i pyjeve, në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave pranë Bashkisë Maliq, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.
Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.