Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 2 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Th., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal, në aparatin celular të këtij shtetasi u gjetën faqe për lojëra fati.

Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin K. A., 39 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.