Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin L. H., alias L. M., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin Sh. S., 60 vjeç, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. N. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
–
Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë.