Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L.Ll., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në segmentin rrugor Burrel-Klos, ka aksidentuar me automjetin e tij, shtetasin L.T., i cili po trajtohet me ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës.

-G.O., 18 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi.

-Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :

-G.C., 65 vjeç, banues në Dibër, pasi duke punuar në banesën e tij, ka shkaktuar disa dëmtime pjesën e jashtme të banesës shtetasit I.C.

-Z.A., 17 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin H.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.