Raporti i ngjarjeve, 26 shtator 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

PKK Kapshticë

Kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte, 30 000 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, më qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 3 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lucky ticket”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit G. H., pronar i një lokali në Rrugën e Barrikadave.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 12 shtetas janë vënë në pranga, 50 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për krime në këtë fushë, janë kapur dhe ndaluar.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar rast të mëparshëm në këtë fushë, është kapur.

Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste. 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në  pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Vetëgjyqësia”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilin vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë dhe për të zbardhur rrethanat;

Janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht:

-1 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-1 për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

-1 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 1 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.