Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së Orikumit, ku si pasojë humbi jetën shtetasi D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi drejtuesin e automjetit që e aksidentoi 46-vjeçarin, shtetasin K. C., 32 vjeç.
Po ky sektor arrestoi shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. J., 56 vjeç, pasi më datë 25.09.2024, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. Z., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 24.09.2024, në fshatin Kot, ku shtetasi E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin K. Sh., informojnë
se Stacioni i Policisë Selenicë shpalli në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe arrestoi shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i përfshirë në konflikt, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin D. N., 36 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash në banesë, shtetasit V. N., banues në Gjashtë, Sarandë.
– Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër, kapën dhe ndaluan shtetasin R. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.