Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti në pronësi të tij, dyshohet të jetë i vjedhur dhe i trafikuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. C(M)., 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan, dhe I. K., banues në fshatin Plyk, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje;

-N. M., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K.P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet të ketë përndjekur një shtetase, dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive;

-A. G., 52 vjeç, dhe I. G., 19 vjeç, (babai dhe i biri), të dy banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi në lokalin në pronësi të shtetasit A. G., u konstatua shtetasi I. G duke organizuar lojra fati nga celulari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.