Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi K. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ekzekutuan vendimin penal për shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas dyshohet se duke shpërdoruar pozicionin e tij të punës pranë një subjekti privat, ka përvetësuar një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Gjithashtu gjatë kontrollit të aparatit celular të 46-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal. Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online;
– A. Sh., 29 vjeç, banues në Tufinë, pasi për shkak të një konflikti pronësie ka sharë dhe ofenduar dy shtetas dhe i kanosur ata për të mos kallëzuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, B. D., 32 vjeç, banues në Vaqarr, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
– B. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin tip “Skoda” ka aksidentuar shtetasen F. Z., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.