Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me datë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri.

Më datë 24.09.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Xh. K., 62 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 23.09.2024, është larguar nga banesa, me automjetin e vet, djali i tij, shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.